Situata meteorologjike mbetet e njëjtë edhe për tri ditët e ardhshme.

Situata meteorologjike mbetet e njëjtë edhe për tri ditët e ardhshme.

Kjo si pasojë e masave të nxehta të ajrit të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë. Kjo gjendje e motit do të mbetet e njëjtë deri të enjten, kur mbi vendin tonë do të ketë devijim të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe do ti ndërrojnë kushtet meteorologjike dhe biometeorologjike. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, por në veriperëndim reshjet mund të fillojnë edhe pasditen e së mërkurës, gjë që do të ndikoj në uljen e temperaturave maksimale në rangë vendi, duke bërë që temperatura në termometër të zbresë deri 26 gradë Celsius.

Indeksi UV do të vazhdoj ti mbajë vlerat e ditëve të fundit, kështu që këshillat e Institutit Kombëtar për kujdesin nga rrezet e diellit mbeten në fuqi.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, por nga e mërkura shpejtësia e erës do të rritet nga 1-11m/s,thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media