Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbaj edhe gjatë ditëve vijuese.

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbaj edhe gjatë ditëve vijuese.

Kjo situatë stabile vie si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme. Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdoj edhe për 6-8 ditë, ku më pas pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për reshje shiu, raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./21Media