Pasnesër mbi vendin tonë pritet që temperaturat të shënojnë rënie

Pasnesër mbi vendin tonë pritet që temperaturat të shënojnë rënie

Sipas raportit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe për nesër mbi vendin tonë pritet që temperatura më e lartë e ditës të arrijë rreth 33°C, kurse gjatë ditëve në vazhdim pritet një rënie e lehtë e temperaturave. Gjatë ditës, temperaturat më të larta do të sillen nga 26 deri 27 gradë Celsius.

Nga fundi i javës pritet edhe një valë e të nxehtit, që do të zgjasë 3-4 ditë, e që pastaj largohet nga Ballkani vala e të nxehtit nga Afrika dhe do të zbutet. Ndërkaq, muaji gusht nuk do të ketë temperatura ekstreme siç kishin qershori dhe korriku i sivjetëm. /21Media