80 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë

80 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë

Një aksident rrugor ndodhi sot rreth orës 10:40 në rrugën e “Dibrës” në Tiranë.

Një motoçikletë me drejtues ende të paidentifikuar përplasi çiklistin P. M.,80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, çiklisti P. M u dërgua në spital për ndihmë mjeksore, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Grupi hetimor po vijon hetimet për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.