Motoçiklisti ia thyen tre brinjë këmbësores në Gjakovë
1 min read
Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sot në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ku një motoçiklist ka goditur një vajzë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Xhurkaj ka treguar se motoçiklisti pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Greza” në Gjakovë, pasi si pasojë e aksidentit ka rezultuar se kishte tre brinjë me frakturë./21Media