Suksesi i tretë sezonal në MotoGP

Suksesi i tretë sezonal në MotoGP

Andrea Dovizioso triumfoi në Çmimin e Madh të Austrisë dhe regjistron suksesin e tretë sezonal në MotoGP.

Piloti i Ducatit e mbylli i pari garën në Spielberg, pas një dueli të jashtëzakonshëm me Marc Marquez, i cili u dorëzua përballë italianit vetëm në kthesën e fundit. Një betejë e cila hyn me të drejtë në historinë e kategorisë “Mbretëreshë”, pasi i la të gjithë tifozët në ankth deri në momentin kur motorët kaluan në finish.

Një provë force ajo e çiftit italianë Ducati-Dovizioso, me pilotin që ngjitet në kuotën e tre fitoreve, aq sa ka edhe Marquez, ndërsa tashmë ka vetëm 16 pikë diferencë nga lideri i botërorit.

Në vendin e tretë të podiumit u pozocionua motori tjetër Honda i Dani Pedrosa, ndërsa Lorenzo e mbylli i katërti, jo në nivelet e pritura Maverick Vinales dhe Valentino Rossi me Yamaha, të cilët u renditën në vendet gjashtë dhe shtatë. Pas spektaklit në Austri, botërori i MotoGP konfirmoi se mbetet i hapur dhe mbi të gjitha spektakolar, me takimin e radhës emocionues që do të jetë në pistën e Silverstone.