Venesa po bëhet e njohur gjithmonë e më shumë

Venesa po bëhet e njohur gjithmonë e më shumë

Venesa Doci, e njohur fillimisht si motra e këngëtares, Aida Docit gjithnjë e më shumë po bëhet e famshme.

Së fundmi, Venesa ka mahnitur mediat turke me zërin e saj. Madje një prej televizioneve turke ka realizuar storie për këngëtaren.

Ajo në vitin 2016 në një televizion kosovar ka kënduar këngën “Araman” të këngëtarit Ibrahim Tatlises. Interpretimi i kësaj kënge në Youtube ka marrë deri tani 49 milionë e 950 mijë e 244 klikime, shkruan rtv21.tv

Interpretimin e saj e po ashtu edhe duke kënduar në Turqi para shikuesve, televizioni turk i ka transmetuar në storien e realizuar për Venesën.

Kjo gjë e ka bërë mjaft krenare motrën e saj, Aidën, e cila ka shpërndarë videot e televizionit në instagram.

“Tashme endrra jote po behet realitet, Zot Faleminderit Ehhh tasht edhe nese kariera ime perfundon nuk brengosem, sepse qellimi im dhe deshira ime me e madhe eshte qe ju familja ime te arrini sa me larte dhe me faqe te bardhe! Elhamdulilah”, ka shkruar Aida në instagram.

Përveç këngës “Araman’, Venesa numëron mijëra klikime në cover-ët e këngëve si: “Baresha”,  “Gabim”, “Bon bon” etj.

Ndërkohë, në fund të muajit gusht, Venesa ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një këngë./21Media

 

View this post on Instagram

 

@darkndarkmusic @venesadociofficial @naserqeli

A post shared by Singer (@aidadoci1) on