Emocionuese!

Emocionuese!

Motra e Emiliano Salas ka publikuar një fotografi të qenit të futbollistit, teksa po pret për pronarin e tij që të kthehet në shtëpi. Ai shikonte nga një distancë dhe kjo fotografi bartë shumë emocion.

Mbishkrimi i fotografisë ishte: “Nala është duke pritur për ty, gjithashtu”.

Besohet që qeni ishte njëra nga arsyet që Sala donte të kthehej në Francë, sepse ata kishin një miqësi të mirë.

Dje në mediat e huaja është raportuar se operacioni i kërkimeve për gjetjen e aeroplanit, me të cilin kishte udhëtuar Emiliano Sala ka hyrë në fazat e fundit. Fillimisht ishte gjetur avioni i rënë, ndërsa së fundi raportohet se ishte gjetur edhe një trup.

“Një trup është parë në rrënojat e avionit që mbante futbollistin e humbur, Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson”, konfirmoi Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore.

Emiliano Sala dhe piloti i avionit ishin zhdukur me 22 janar./21Media