"Qika e Nanës" arriti mbi 2 milionë klikime

“Qika e Nanës” arriti mbi 2 milionë klikime

Para pak ditësh është publikuar projekti “Qika e Nanës” nga tetë Motrat Mustafa. E veçanta e këtij projekti është se përveç motrave, pjesë e këngës është edhe nëna e tyre, që këndon një ninullë.

Që nga momenti që u lansua kjo këngë, fansat besnikë të artisteve e dëgjuan shumë herë, shkruan rtv21.tv

Ky projekt i motrave më të njohura të estradës arriti mbi 2 milionë klikime dhe këtë sukses të këngës ato e ndanë me fansat e tyre në llogarinë zyrtare në Instagram, ku numërojnë mbi 105 mijë ndjekës.

Për këtë këngë, motrat Mustafa kanë bashkëpunuar me tekstshkruesin dhe kompozitorin e njohur, Ilir Berani. Ndërkaq, për vizuelizimin është përkujdesur produksioni EMF Creative./21Media