Festë në familjen e motrave Mustafa

Festë në familjen e motrave Mustafa

Motrat Mustafa, janë disa prej këngëtareve më të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës popullore dhe asaj zbavitëse.

Por, jo vetëm Safetja dhe Sahide Mustafa, të cilat u bënë të njohura për publikun shqiptar të parat, atyre para disa viteve ju bashkuan edhe katër motrat tjera, të cilat së bashku sollën edhe këngë të ndryshme.

Dita e sotme për familjen e tyre të madhe është e veçantë, pasi që sot babai i tyre feston ditëlindjen.

E me këtë rast nuk ka munguar urimi i tyre për babain. Në faqen e tyre të përbashkët në Instagram ato kanë publikuar një fotografi të babait, të cilës i kanë bashkangjitur edhe urimin.

“Urime Bab edhe shumë tjera të lumtura”, është mbishkrimi mbi fotografinë e publikuar në Instagram.


Kujtojmë se, “Bija e kusherina” mban titullin projekti i fundit që sollën gjashtë motrat së bashku, kjo këngë është pëlqyer shumë nga fansat e tyre dhe në kanalin Youtube numëron mbi 15 milionë klikime, /21Media