Vjen "Dasma" në sezonin e dasmave

Vjen “Dasma” në sezonin e dasmave

Motrat Mustafa e kanë publikuar këngën e re.

Kënga titullohet “Dasma” dhe pjesë e videoklipit është edhe bashkëshortja e vëllait të tyre. Ajo është në rolin e nuses në këngën më të re të Motrave Mustafa.

Për muzikën dhe tekstin e “Dasmës” është kujdesur Ilir Berani, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që në këngën paraprake, “Çika e nanës” për herë të parë kanë kënduar së bashku tetë motrat Mustafa dhe nëna e tyre. Projketi i publikuar më 12 prill është mirëpritur nga publiku dhe deri tani në Youtube numëron mbi 9 milionë klikime./21Media