Së shpejti kënga e re nga Motrat Mustafa

Së shpejti kënga e re nga Motrat Mustafa

Motrat e njohura, të estradës Safete dhe Sadete Mustafa kanë paralajmëruar se janë në përgaditje të këngës së radhës. Ato kanë publikuar një fotografi në Instagram nga xhirimiet e klipit të ri. “Te nderuar adhurues te kenges son,se shpejti klipi i ri. Nje keng ritmike e dashuris. Ju pershendesim ju urojm nje vikend te mir”, kanë shkruar poshtë fotografisë, përcjell rtv21.tv

Ato nuk kanë dhënë detaje për ditën e publikimit, mirëpo dashamirësit e motrave Mustafa le të bëhn gati për të dëgjuar së shpejti diçka të re nga to./21Media