Motrat që habitën edhe nënën e tyre

Motrat që habitën edhe nënën e tyre

Dy motra albiniste kanë shkaktuar një trazirë në vendin e tyre në Kazakistan dhe kanë nxitur pyetje se kush ishte babai i tyre i vërtetë.

Asel dhe Kamila Kalaganova janë lindur me 12 vjet diferencë nga njëra-tjetra dhe tani kanë kërkesa të mëdha si modele në vendin e tyre.

Kamila sot është dy vjeçare dhe motra e saj e madhe është 14 vjeçare, por vëllai i tyre Aldiyar, tetë vjeç, ka një pamje më konvencionale kazake.

“Njerëzit janë të befasuar që ne jemi albiste”, tha Asel. Ajo u shpreh se shumë njerëz nuk dinë se çfarë albinizmi.

Nëna e saj, Aiman Sarkitova, 38 vjeç, gjithashtu u trondit kur lindi dhe mjekët në fillim thuajse shkaktuan një skandal duke dyshuar se vajza kishte një baba etnik rus, transmeton rtv21.tv.

Asel ishte dhjetë vjeç kur ajo filloi modelimin por ardhja e Kamilas ngjalli më shumë interes dhe adoleshentja tani ka 23.800 ndjekës në rrjetet sociale.

“Në fillim të gjithë ishin të tronditur, të befasuar. Nuk dija çfarë të bëja vetë, si të jetoja”, tha nëna e vajzave.

Vajzat duhet të kujdesen që të qëndrojnë larg rrezeve të diellit.

“Nëse unë dal pasdite, atëherë unë definitivisht aplikoj krem dielli, vish rroba për të mbrojtur lëkurën, kapelen e kokës ose përdor një çadër”, tha Asel.

Vajzat gjithashtu kanë probleme me sytë dhe Asel mbanë syze.

Njerëzit albinistë nuk ndryshojnë shumë vetëm që kanë me më pak melaninë nga të tjerët, në flokët, qerpikë, sy dhe në lëkurën së tyre.

Zonja Sarkitova tha se lëkura e djalit të saj duket si e babait të tij. “Ai është me lëkurë të errët, një kazak i vërtetë”, tha ajo.

Ai në fillim nuk bëri asnjë pyetje. Por kur lindi Kamila, ai filloi të thotë: Mami, pse janë të tilla? Pse nuk jam si ato?

Familja ka marrë vendim që të zhvendoset nga ai vend pasi që ka paragjykime për dukjen e vajzave./21Media