Transferimi i Mason Mount

Transferimi i Mason Mount

Kohëve të fundit është përfolur për transferimin e Mason Mount në Real Madrid ose Barcelonë. Ndërsa, mesfushori i Chelseas, Mason Mount ka folur për spekulimet lidhur me transferimin e tij.

Ky transferim është bërë i ditur nga ish-bashkëlojtari i tij Mitchell van Bergen, i cili ka thënë se futbollisti anglez mund të luajë te njëri nga dy gjigantët spanjollë.

Por, Mount  beson se kjo mund të ndodhë në të ardhmen, por ai për momentin ështe duke u fokusuar në ekipin e tij, Chelsea.

“E pashë çfarë Mitchell tha. Jam shumë i afërt me të, është lojtar brilant. Por, fokusimi im është në Chelsea dhe ky është viti im i parë, andaj nuk mendoj larg. Fokusimi im është në ndeshjen e radhës”, deklaroi ai./21Media