Moura beson se janë më të fortë se kurrë

Moura beson se janë më të fortë se kurrë

Ylli i Tottenhamit, Lucas Moura, është i sigurt që mund ta mposhtin Arsenalin këtë vikend.

Moura beson që janë me të fortë se kurrë këtë sezon dhe do ta tregojnë këtë gjë duke mposhtur Arsenalin, ekip të cilin se kanë mposhtur që nëntë vjet.

Braziliani ka thënë se pas humbjes ndaj Newcastle, janë të gatshëm për t’iu rikthyer fitoreve.

“Kjo është ndeshje e përkryer për ne pas humbjes ndaj Newcastle. Humbëm tri pikë, mirëpo me kualitetet që kemi do t’i rikthejmë ndaj Arsenalit. Çdo lojë është ndryshe. Është sezoni i ri dhe lojtarët e rinj. Besoj që jemi me të fortë. Jam i sigurt që mund të fitojmë. Ishte vështirë të mposhtim Newcastle, pasi sapo shënuan gol e mbajtën topin në mbrojtje. Humba një shans të madhe dhe jam i mërzitur për këtë gjë”, deklaroi ai.

Arsenali do të ndeshet me Tottenhamit këtë të diel, në orën 16:30./21Media