Roma është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të Mohamed Salah

Roma është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të Mohamed Salah

Klubi nga kryeqyteti i Italisë, ka shënjestruar zëvendësimin e Salah, pasi kanë nisur sulmin për futbollistin e Paris Saint-Germain, Lucas Moura.

Braziliani para katër viteve ishte transferuar në Paris nga San Paolo për 40 milionë euro.

Roma pretendon që kartonin e futbollistit të PSG ta paguajë për 30 milionë euro. Në rast se ky transferim kryhet me sukses, Moura do të ketë një vend titullari te Roma, diçka që nuk e ka aktualisht te ekipi nga Parisi.

Moura dy vitet e fundit nuk është paraqitur me fanellën e përfaqësueses braziliane, si shkak i pak ndeshjeve të luajtura me PSG-në.