Mourinho thotë se e merituan të fitonin, jo barazimin

Mourinho thotë se e merituan të fitonin, jo barazimin

Jose Mourinho është ankuar në topin e barazimit 1-1 të Tottenham Hotspurit ndaj Middlesbrough në FA Cup.

Ekipi vendas kaloi në epërsi në minutën e 50-të me golin e Fletcher dhe Spurs shpëtuan përmes Lucas Moura 11 minuta më vonë.

Dy skuadrat do ta zhvillojnë edhe përballjen e dytë, në mënyrë që të përcaktohet se kush kalon në rrethin tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Angli.

Mourinho krijoi grupin më të fortë të mundshëm të lojtarëve, por skuadra e tij luajti dobët.

Portugezi u ankua për topin pas ndeshjes.

Ky është një top plazhi, jo për futboll. Është shumë i lehtë dhe nuk mendoj se i ndihmon lojtarët. Por kjo nuk është arsyeja për lojën tonë të dobët. Në momentin që humbëm 1-0 dhe kundërshtarët tanë luftuan me zemër dhe dëshirë pashë që, por atëherë ne të gjithë reaguam; si unë, ashtu edhe lojtarët. Zëvendësimet na dhanë një gol dhe unë mendoj se merituam të fitonim pasi kishim shumë shanse”, tha trajneri i Mourinho./21Media