Mourinho e dëshiron mesfushorin e Evertonit

Ross Barkley mund të përfundoj në Manchester United

Jose Mourinho është gati që të bëjë një ofertë për mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley gjatë afatit kalimtarë të verës.

Barkley ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Evertonin dhe sipas të përditshmes Mirror ai ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Evertoni.

Gjasat që ai te kalojë në United gjatë verës janë të mëdha pasi që Mourinho e dëshiron anglezin në skuadrën e tij, mirëpo nuk është bërë ende e ditur se sa do të ofroj Mourinho që të siguroj shërbimet e anglezit./21Media

Back to top button