Thotë se United ka ngelur shumë mbrapa

Thotë se United ka ngelur shumë mbrapa

Jose Mourinho e pranoi se e ka merituar të shkarkohej si trajner i Manchester United, por nuk mendon se djajtë e kuq janë përmirësuar pas largimit të tij. Klubi renditej në vendin e gjashtë, kur Mourinho u shkarkua në mes të sezonit të kaluar me tifozët që ishin të pakënaqur me atë që e vlerësonin si futboll tejet mbrojtës nga trajneri portugez.

Nën udhëheqjen e Solskjaer këtë sezon, megjithatë Unitedi e ka shënuar më shumë se një gol vetëm në një ndeshje, atë hapëse të sezonit të ri kundër Chelseat.

“Nuk jam personi i duhur për t’u përgjigjur. Unitedi ka ngelur shumë mbrapa. Është e vështirë të përgjigjesh. Kam qenë atje për dy sezone dhe ndieja se kishim shumë gjëra pozitive dhe e ndieja drejtimin në të cilin po shkonim, por pastaj natyrisht sezoni i tretë nuk ishte mjaftueshëm i mirë. Unë u shkarkova. Mbase e meritova sepse unë isha përgjegjës si trajner, ama realiteti i hidhur është se ata janë më keq së më parë”, tha Mourinho i pyetur nga Sky Sports për problemet e Unitedit.