Mourinho është pa skuadër

Mourinho është pa skuadër

Trajneri Jose Mourinho dëshiron të bëhet trajner i Arsenalit. Arsenali ka filluar të këtë probleme dhe shumë njerëz kërkojnë shkarkimin e trajnerit Unai Emery.

Ish-trajneri i Chelseas, Real Madrid dhe Manchester United ka shfaqur interesim për stolin e “topçinjve”, nëse shkarkohet tekniku spanjoll.

Pos Arsenal, Mourinho është i lidhur me disa klube të tjera evropiane si Tottenhami, Dortmundi ose një rikthim te Real Madridi.

Për momentin tekniku portugez është pa skuadër pasi u shkarkua nga stoli i Manchester United në dhjetor të vitit 2018.