Mourinho: Kemi çka të mendojmë përpos Chelseas

Pas hedhjes së shortit u kuptua se Man.UTD do të përballet me Chelsean

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka folur pas shortit të hedhur, ku në kuadër të çerekfinales në FA Cup, skuadra e tij do të përballet me ish skudrën e tij, Chelsean.

Lidhur me këtë ai ka thënë se ka shumë gjëra për të menduar para se të përballet me ish skuadrën.

“Unë duhet të luaj kundër St Etiene, kam për të luajtur një finale, shpresoj se do të luaj një tjetër ndeshje në Europa League, duhet të luftojmë për të qenë në katër pozitat e para në Premierligë, kështu që kam shumë gjëra për të menduar para ndeshjes me Chelsean”, është shprehur Mourinho duke shtuar se Chelsea ndoshta mendon për ta pasiqë nuk kanë gjëra të tjera për të menduar.

“Chelsea ndoshta mund të mendojnë vetëm për ne, sepse unë mendoj se tashmë ata janë kampion dhe nuk mendoj se kanë gjëra tjera për të menduar. FA Cup është e rëndësishme për ta”, ka thënë më tutje Mourinho./21Media

Back to top button