Sipas medieve  britanike Mourinho është gati t'i shesë dy lojtarë për ta blerë një mbrojtës

Sipas medieve  britanike Mourinho është gati t’i shesë dy lojtarë për ta blerë një mbrojtës

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, po kërkon një ribashkim me mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Mediet britanike shkruajnë se Mourinho është gati të shesë Chris Smalling dhe Phil Jones këtë verë për ta blerë një mbrojtës. Varane dhe qendra e Leicester Cityt, Harry Maguire janë emra që shfaqen në listën e teknikut portugez.

Mourinho ka punuar me Varane për dy sezonet e fundit të Real Madridi në periudhën 2011-2013. Ndërkaq, Maguire është duke treguar formë mbresëlënëse tek Leicester, skuadër më të cilën e ka fituar titullin e parë në Premier League.