“Stili i lojës dhe çfarë bën në lojë është e veçantë”

“Stili i lojës dhe çfarë bën në lojë është e veçantë”

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho e ka krahasuar sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe me legjendën braziliane, Ronaldo Nazario.

Mbappe është në formë të shkëlqyer dhe këtë sezon ka thyer rekordin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi duke u bërë lojtari më i ri që shënon hat-trick, në Ligën e Kampionëve.

Tekniku portugez ka thënë se kualitetet e francezit janë të pabesueshme.

Stili i lojës dhe çfarë bën në lojë është e veçantë. Kur sheh kualitetet e tij, e kupton se është më ndryshe se të tjerët. I vetmi lojtar që mund të krahasohet është Ronaldo Nazario. Janë lojtarë unikë. Kur luan kundër tyre duhet të frikësohesh”, ka deklaruar ai.

Mbappe sezonin e kaluar kishte shënuar më së shumti gola në Ligue 1, gjithsej 33, ndërsa këtë sezon ka shënuar pesë herë.