Mourinho për ndeshjen tha se ishte paraqitje fantastike

Mourinho për ndeshjen tha se ishte paraqitje fantastike

Trajneri portugez ka festuar në mënyrë të veçantë fitoren ndaj Juventusit.

Dy gola në minutat e fundit i kanë dhuruar Manchester Unitedit tri pikë në fushën e Juves. Ajo që ra në sy në përfundim të takimit, ishte festimi i Jose Mourinhos i cili provokoi në stilin e tij tifozët e Juventusit, të cilët përgjatë tërë ndeshjes kanë fyer portugezin. Mourinho deklaron që nuk bëri mirë që festoi ashtu, por kjo erdhi si pasojë e fyerjeve personale ndaj familjes së tij.

“Më kanë fyer për 90 minuta. Erdha këtu për të bërë punën time, asgjë më shumë. Erdha si profesionist. Ndoshta nuk duhej ta bëja atë që bëra, nuk do e kisha bërë nëse nuk do të isha aq i nxehur. Por, ju them se për gjatë të gjithë ndeshjes, kam dëgjuar të shara në drejtimin tim dhe familjes sime”, theksoi Mourinho.

Më pas ai foli edhe për ndeshjen. “Bëmë një paraqitje fantastike. Juventusi ka një potencial të madh, por ne nga minuta e parë provuam fatin tonë, që na erdhi në fund të ndeshjes. E nisëm pak të ngurtë në mesfushë ndeshjen, por më pas filluam të krijonim. Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme për ne”, përfundoi ai.