Deklarohet Mourinho

Deklarohet Mourinho

Jose Mourinho ka zbuluar se nga fillimi i sezonit të ardhshëm mund ta shohim atë në Ligue së parë të Francës.

Mourinho është i hapur dhe i drejtpërdrejtë, teksa së fundi është pyetur nëse do të drejtojë një ekip në Francë dhe ai është përgjigjur.

“Nëse them jo, nuk do të isha i sinqertë, nëse them po, ju do të filloni të spekuloni se cili klub më intereson mua dhe që e ka të lirë vendin e trajnerit”, ka thënë ai.

Gazeta franceze “Le Kip” ka bërë të ditur se klubi që mund të marrë drejtimin Mourinho, mund të jetë Lyon ose Monaco.

Ndërkohë, më herët “Special One” kishte deklaruar se nuk e përjashton një rikthim në Spanjë, Angli apo Itali.