Altintop dëshiron rikthimin e Mourinho-së në Madrid

Altintop dëshiron rikthimin e Mourinho-së në Madrid

Ish-mesfushori i Real Madridit, Hamit Altintop do të dëshironte që trajneri Jose Mourinho të rikthehej në “Santiago Bernabeu”.

Mourinho është i lidhur me një kalim te Reali gjatë këtij afati dimëror në vend të trajnerit, Zinedine Zidane.

Altintop ka thënë se ka respekt për teknikun francez, por tekniku portugez do të ishte më i mirë.

“Duhet të respektojmë Zidanen, për gjërat që ka arritur në vitet e fundit. Por, Mourinho me Madridin ka formuar klub të mirë. Është motivues i mirë dhe ka shumë për të ofruar. Isha një sezon te Reali, nuk kisha fat, pasi sapo nënshkrova për Madridin e lëndova shpinën. Iu thashë që mund të prishnim marrëveshjen, por Mourinho nuk pranoi”, deklaroi ai.

Nëse Zidane nuk arrin të rikthej formën e mirë, atëherë mund të zëvendësohet nga trajneri portugez.