City dhe Liverpool fillon në ora 17:30

City dhe Liverpool fillon në ora 17:30

Ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho beson që nëse Liverpool e mund City-in atëherë “The Reds” do ta fitojnë Premier Ligën.

Këtë sezon, Liverpool-i ka arritur të sigurojë gjashtë pikë më shumë se Manchester City, pasi klubi i Jurgen Klopp nuk ka asnjë humbje.

Mourinho ka thënë se për Liverpool-in nuk mjafton ta fitojë vetëm një pikë.

“Nëse Liverpooli e fiton ndeshjen, sipas meje ata do ta fitojnë titullin. Unë nuk mendoj se një pikë është e mjaftueshme për Liverpool-in. Ata janë një ekip shumë i mirë, por City është i aftë të fitojë më shumë ndeshje”, tha ai.

Ndeshja ndërmjet Manchester City dhe Liverpool do të luhet sot, në ora 17:30./21Media