Portugezi kërkon që të mos vonohen kontratat për lojtarët

Portugezi kërkon që të mos vonohen kontratat për lojtarët

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho raportohet se është i pakënaqur me drejtuesit e klubit anglez, shkaku i vonesës në vazhdimin e kontratave të Anthony Martialit dhe Marcos Rojos.

Të dy lojtarët janë të hapur për vazhdimin e kontratave pasi kanë mbajtur bisedimet fillestare me klubin para Krishtlindjeve. Dy muaj pas atyre bisedimeve klubi nuk ka bërë oferta zyrtare dhe sipas Daily Mail, kjo ka nxitur pakënaqësitë e Mourinhos.

Portugezi është i mendimit se vonesat në kontrata mund të destabilizojnë ekipin