Holandezi po ndiqet nga disa skuadra evropiane

Holandezi po ndiqet nga disa skuadra evropiane

Klubi anglez, Manchester United është duke e monitoruar talentin e Ajaxit, Justin Kluivert.

Sipas mediave britanike, trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho është i interesuar për yllin e Ajaxit.

Kluivert është duke treguar formë të lartë tek skuadra holandez dhe tashmë ai po ndiqet nga disa skuadra evropiane, por siç raportohet, klubi nga ‘Old Traffordi’ është skuadra më e interesuar për ta blerë holandezin.

“Manchester United është i interesuar për Justin Kluivert e Ajaxit”, shkruajnë mediat në ishull.