Mourinho ka refuzuar shumë oferta

Mourinho ka refuzuar shumë oferta

Jose Mourinho ka refuzuar një numër të madh të ofertave nga klube të ndryshme sepse dëshiron të rikthehet te Real Madridit.

Goal.com shkruan se ish trajneri i Manchester United ka refuzuar oferta nga Monaco, Schalke, AC Milan dhe është duke pritur një mundësi për tu kthyer në Spanjë.

Po ashtu, Mourinho ka qenë i hapur për një transferim te Tottenham në fillim të këtij viti, pasi ai besonte se Real Madridi do të merrte Mauricio Pochettinon pas shkarkimit të Santiago Solarit.

Tani, trajneri portugez është i interesuar të rikthehet te Reali nëse klubi vendos ta shkarkojë Zidane dhe po pret mundësinë e tij./21Media