Mourinho e ka komentuar rikthimin e francezit

Loading...

Mourinho e ka komentuar rikthimin e francezit

Trajneri portugez ka qenë një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës madrilene.

Emri i tij u përfol shumë si kandidatura më e mundshme për të marrë drejtimin e Real Madridit edhe pse në fund presidenti, Florentino Perez vendosi të rikthente personin që i fali suksese madhore të njëpasnjëshme, Zinedine Zidane.

Gjithsesi në lidhje me vendimin e Perez, Mourinho e ka komentuar rikthimin e francezit si zgjedhja e duhur, teksa nuk shfaq keqardhje që nuk ishte ai i përzgjedhuri.

“Mendoj se Zidane është zgjedhja e duhur”, deklaroi Mourinho. “Zidane ka arritur të bëjë gjëra të mëdha me Realin gjatë kohës kur i drejtonte. Personalisht mendoj se Zidane është njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës”. “Kjo është një mundësi e mirë edhe për vetë atë për të treguar sesa i aftë është, sidomos në këto momente të vështira për Realin. Uroj që çdo gjë të shkojë mirë për të dhe klubin”, tha Mourinho.

Në dhjetor portugezi është shkarkuar nga detyra, pas pati një serie rezultatesh negative në krye të stolit të Manchester United.