Mourinho i interesuar për mesfushori e Nices

Mourinho i interesuar për mesfushori e Nices

Pasi bleu sulmuesin Alexis Sanchez nga Arsenali, Manchester United është i etur akoma për transferime të reja.

Sipas mediave britanike, trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho është i interesuar për mesfushori e Nices, Michael Seri.

Tekniku portugez është duke e monitoruar lojtarin të cilin synon ta blejë verën që vjen, por raportohet se Mourinho nuk e përjashton mundësinë që Seri-n ta sjell në ‘Old Trafford’ në fund të këtij muaji. Seri është prioritet i strategut portugez për të cilin United është gati t’ia ofroj Nices 35 milionë euro.

Seri është duke u monitoruar edhe nga Barcelona, por duket se lojtari është i joshur për t’u transferuar në Premier Ligë.