Mesi vazhdonë të jetë favoriti numër një

Mesi vazhdonë të jetë favoriti numër një

Dy lojtarët e njohur nëpr botë, Ronaldo dhe Messi e kanë fituar nga pesë herë “Topin e Artë”, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori dhe në rast të një triumfi të Leo Messit, që po gëzon një sezon fantastik, 45 gola në 42 ndeshje dhe 21 asiste – atëherë argjentinasi do të shkonte në 6 Topa të Artë, diçka që vështirë që do të arrijë ndonjë lojtar tjetër në histori.

Me eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve shpresat se  Cristiano Ronaldos do ta fitoj “Topin e Artë”, janë humbur. Kurse, sipas Jose Mourinhos, kjo lë të nënkuptohet se fitues është Lionel Messi.

Sipas Mourinhos, Messi tashmë e ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2019, të gjashtin në karrierë.

Kjo fitore për të do të ishte rekord historik.

“Messi është duke kaluar një sezon fantastik dhe, me Juventusin dhe Cristiano Ronaldon tashmë të eliminuar, ai e di se “Topi i Artë” po e pret atë”, tha Jose Mourinho.

 Mesi vazhdonë të jetë favoriti numër një për shkak të statistikave magjike dhe trofeve që pritet t’i fitojë me Barcelonën.

Ai tashmë është afër triumfit në La Liga, teksa Barca është edhe në finale të Copa del Rey dhe në gjysmëfinale të Champions League. /21Media