Jose Mourinho, pavarësisht kritikave është konsideruar si një nga trajnerët më të mirë në botë

Jose Mourinho, pavarësisht kritikave është konsideruar si një nga trajnerët më të mirë në botë

Portugezi momentalisht është pa skuadër pasi u shkarkua ga posti i trajnerit të Manchester Unitedit në dhjetor.

Së fundmi Mourinho ka refuzuar një ofertë për ta marrë drejtimin e Benficas klubit me të cilin e nisi karrierën e trajnerit. Ai është hsprehur se dëshiron të përjetojë eksperienca të reja në kampionate që kurrë nuk ka shkelur.

“Mund ta parafytyroj veten si trajner në Ligë 1. Unë jam njeri i cili ka punuar në katër vende të ndryshme. Më pëlqen t’i njoh kulturat tjera”, tha Mourinho. “Të punoj në një kampionat të ri do të ishte fantastike për mua”, shtoi ai.

Ai shpreson se shumë shpejt do t’i vijë mundësia për të punuar sërish si trajner. “Tani për tani jam i qetë, po përpiqem të jetoj më mirë me familje dhe miq dhe të punoj në qetësi me shpresë për një mundësi për t’u kthyer në futboll”, theksoi ai.