"Rezultatet janë të rëndësishme, por mendoj se do t’ia dalin shumë mirë”

“Rezultatet janë të rëndësishme, por mendoj se do t’ia dalin shumë mirë”

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho beson që “Djajtë e Kuq”, luajtën mirë kundër Liverpoolit.

Dje United arriti të fitojë një pikë kundër kampionit të Evropës, Liverpool, i cili nuk di për humbje në kampionatin anglez gjatë këtij sezoni.

Mourinho beson që United arriti ta kalojë presionin e madh që kishin.

“United ia doli shumë mirë. Do të mundohem të gjej një punë si Soskjaer, i cili po flet për të ardhmen dhe është duke mbrojtur të tashmen. Mendoj se është në situatë e mirë. Ka tri vite kontratë dhe po mendon vetëm për të ardhmen dhe lojtarët e rinj. Rezultatet janë të rëndësishme, por mendoj se do t’ia dalin shumë mirë”, deklaroi tekniku portugez.

Mourinho për momentin nuk është në stolin e ndonjë skuadre.