Mourinho ka folur përsëri për sulmuesin e Arsenalit, Nicolas Pepe

Mourinho ka folur përsëri për sulmuesin e Arsenalit, Nicolas Pepe

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho  ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin e Bregut të Fildishtë.

Pepe u transferua këtë verë tek Arsenali për 75 milionë euro, shkruan rtv21.tv.

Pepe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Arsenalin. Ai tha se ka punuar shumë dhe nënshkrimi i kësaj kontrate është një sukses i madh për të. “Ishte e rëndësishme të merrja vendimin e duhur – dhe unë jam i bindur që Arsenali është zgjidhja e duhur“, shtoi Pepe.

Ndërsa Mourinho beson në talentin e madh të Nicolas Pepe-së. Ai do të jetë ylli i ardhshëm i Arsenalit, ka thënë Mourinho. “Sezonin e kaluar pasi u largova nga United, shkova disa herë të Lille, për të vizituar një shok timin që është trajner. I di kualitet e tij. Ishin duke luajtur 4-4-2, ndaj Tottenhamit. Di si të mbrohet, është shumë i mirë. Golin që e humbi, zakonisht nuk e humb”, deklaroi Mourinho./21Media