Viti i Ri e gjen Mozzik në spital

Viti i Ri e gjen Mozzik në spital

Reperi i njohur ferizajas, Mozzik ishte tejet i angazhuar me koncerte këto ditë. Lodhja e tepërt ndikoi që artisti të shtrihet në spital.

Lajmin e bëri të ditur ai përmes një storie në Instagram, ku shkroi “Urime Viti i Ri”, transmeton rtv21.tv

Mozzik në vitin 2019 publikoi shumë hite. “Romeo dhe Juliet” ishte e para për vitin 2019 që e solli me ish-partneren e tij, Loredana, në maj bashkëpunimin me Dardanin, me titull “A milly”, pastaj “Eiskalt”, në bashkëpunim me Loredanën, si dhe në fund të vitit dy projekte solo, “Dhelpër dinake” dhe “Zemra ime”./21Media