Mozzik e “Fundjavë ndryshe” iu dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Mozzik e “Fundjavë ndryshe” iu dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Nisma e organizuar nga Arbër Hajdari dhe reperi i njohur Mozzik në kuadër të fondacionit të hapur në “Fundjavë ndryshe”, ka arritur që për më pak se 24 orë, t’i mbledh 1 milionë dollarë, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga termeti në Shqipëri.

Këtë e bëri të ditur Mozzik përmes një postimi emocionues, i cili tregoi se atij po i rrjedhin lot për humbjen e viktimave, por loti i fundit po i jep krenari.

“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm ! Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim” Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira!  Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë !  Faleminderit gjithve Vazhdojmë tutje”, ka shkruar Mozzik.

 

View this post on Instagram

 

Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm ! Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim” Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë ! Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje ! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱😢😢 Gramoz Aliu ( Mozzik ) @fundjavendryshe @arberhajdari

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Që nga dita e djeshme kur Shqipëra u trondit me fatkeqësinë natyrore, emra të njohur të skenës muzikore shprehën vullnetin e tyre për t’i dal në ndihmë popullit shqiptar duke i hapur dyert e shtëpive të tyre për të prekurit nga tërmeti.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 29 persona në Shqipëri nga ky tërmet. /21Media