Mozzik dhe Getinjo marrin një vendim të rëndësishëm për karrierën e tyre

Mozzik dhe Getinjo marrin një vendim të rëndësishëm për karrierën e tyre

Dy reperët e njohur, vëllezërit Mozzik dhe Getinjo kanë njoftuar se nuk janë më pjesë e kompanisë “On Records”.

“Këngët tona janë fshi nga kompania në fjalë, i falënderojmë për punë ë përbashkët gjatë këtyre viteve. Vlera jonë nuk do të shuhet asnjëherë, do të shihemi së shpejti me këngë të reja. Ju duam! 2Brothers”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se reperët ishin pjesë e këtij labeli prej vitesh, ku realizuan edhe disa prej hiteve si “Cocaina”, “Lavire”, “Tony Montana” e të tjera.

Këta nuk janë artistët e vetëm që braktisën këtë kompani, kohëve të fundit është larguar edhe këngëtarja Baby G. Kurse pjesë e “On Records” ishte edhe Adelina Berisha./21Media