Mozzik tregon se a është "Dhelpër Dinake" dedikim për Loredanën

Mozzik tregon se a është “Dhelpër Dinake” dedikim për Loredanën

Artistët Mozzik dhe Loredana para pak muajsh u ndanë. Madje ata filluan edhe procedurat e divorcit, kështu së paku u bë e ditur nga Mozziku. Ai në “Prive” konfirmoi se ata filluan me procedurat, megjithatë u shpreh se po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër.

“Hala jemi rrugës, procedurat munden me shku më gjatë. Zvicra njihet për ligjet, procedurat që shkojnë pak më ndryshe. Janë rrugës, kur t’i vjen koha. Me rëndësi na me qenë mirë me shëndet”, tha ai.

Gramozi foli edhe rreth raportit që ka me Loredanën, u shpreh se ajo është nëna e vajzës së tij dhe pavarësisht situatës, duhet me ta kenë të paktën një kontakt ditor.

I pyetur se a është dedikim kënga e tij “Dhelpra dinake” për Loredanën, artisti u shpreh se nuk është.

“Nuk e di, nuk kam pasur najfarë mendimi. Se di. Nuk është dedikim për të. Unë s’mundem me ia dediku këngën “Dhelpër dinake” nënës së vajzës tem, se gjithë kohën vajza ime është me nënën e vetë. E nuk mundem me quajt nënën e vajzës tem dhelpër dinake, se ajo është dinake, dinakëri. E s’mundet me qenë nëna e vajzës tem dinake. Po, situata ka qenë ashtu. U bë zingjir pak edhe u lidhen senet”, deklaroi Mozzik.

Mozzik në intervista tjera kishte deklaruar se lidhja mes tyre nuk po funksiononte. Më tej u shpreh se Loredana duhet të ndryshojë, transmeton rtv21.tv

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë të vajzës Hanës./21Media