Artistët kalojnë mbrëmjen me familje

Artistët kalojnë mbrëmjen me familje

Dy rep-artistët e mirënjohur shqiptar, Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik dhe Getoar Aliu, apo siç njihet si Getinjo, mbrëmjen e sotme po e kalojnë bashkë me familje.

Dyshja sonte kanë lënë pas angazhimet në punë për një arsye të veçantë pasi që babai i tyre feston ditëlindjen, shkrun rtv21.tv

Për ta uruar babain e tyre artistët kanë shfrytëzuar rrjetin social Intagram. Kurse, përmes disa postimeve në Instastory Mozzik dhe Getinjo treguan se janë duke u relaksuar nën ritmet e çiftelisë.

Getinjo e Mozzik numërojnë një numër të madhë të projekteve si solo ashtu edhe bashkëpunime. Rep-artistët gjithashtu kanë sjellë edhe disa projekte së bashku si: “Tony Montana”, ”Para Siempre”. /21Media