Mozzik paralajmëron projektin e ri

Mozzik paralajmëron projektin e ri

Rep-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, në dhjetor pritet që të publikojë projektin e ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Mozzik këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetit social Instagram, ku numëron një milion ndjekës.

“S’kom qare pa e djeg lojën edhe niher në Dhjetor. Kështu që e kam një surprizë të madhe për juve”, ka shkruar Mozzik krahas fotografisë që ka publikuar.

Ndryshe, Mozzik më tetë nëntor ka publikuar këngën “Dhelpër Dinake” e cila deri tani ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media