Kaq vjet mbushi Mozzik

Kaq vjet mbushi Mozzik

Rep-artisti i mirënjohur ferizajas, Mozzik, sot feston ditëlindjen e 24-të. Për këtë datë ai shkroi një dedikim të veçantë, përmes së cilit u shpreh shumë falënderues për të gjitha të mirat që ia ka dhuruar Zoti.

“Faleminderit ZOT ! Për 24 vite jetë ! Faleminderit për shëndetin e gjitha gjërat e mira qe kam në jetë ! #happybirthdaytome #24 #2Euro”, shkroi ai krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Ka goxha vite që Mozzik filloi të merret me muzikë. Ai filloi si pjesë e labelit “On Records” dhe në vitin 2012 e solli projektin “Oksigjen remix”, për të vazhduar me projekte e këngë tjera. Deri në janar të vitit 2018, Mozzik e Getinjo ishin pjesë e labelit “On Records”, por pas mosmarrëveshjeve të shumta ata ndahen. Hitet e Mozzik dhe Getinjos fshihen nga kanali i Youtube i Zzap & Chris, e që vazhdon me procedura gjyqësore. Pastaj vëllezërit Aliu kanë krijuar labelin e tyre “2 euro Music”.

Disa nga hitet e tij më të mëdha janë: “Kuks”, “Cocaina”, “Edhe njo”, “Koke shumë”, e së fundi u dëgjuan shumë edhe bashkëpunimet me Loredanën.

Kur jemi te kjo e fundit, kohëve të fundit u raportua se janë ftohur marrëdhëniet mes çiftit të mirënjohur. Madje, ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Nga lidhja e tyre disavjeçare ata kanë një vajzë që e pagëzuan me emrin Hana.

Hitet që ata sollën bashkë janë, “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet” dhe “Eiskalt”, shkruan rtv21.tv

“Eiskalt” është bashkëpunimi i fundit i tyre, që numëron mbi 26 milionë klikime./21Media