Mediat zvicerane shkruajnë për këngën e re të Mozzikut

Mediat zvicerane shkruajnë për këngën e re të Mozzikut

Javën e kaluar reperi i njohur kosovar, Mozzik publikoi projektin e tij  të titulluar ”Dhelper dinake”. Kënga është përfolur mjaft shumë nga fasnat e tij, të cilë kanë aluduar se ajo i është kushtuar pikërisht, ish-gruas së tij, Loredanës.

Për këtë këngë një artikull të veçantë i ka kushtuar edhe, gazeta e njohur zvicerane, “20 Minuten”,   në të cilën është shkruar se ”Dhelper dinake” është më shumë personale si dhe pjesa tjetër e tekstit është një diss për Loredana Zefin.

”Është kënga e tij e parë që nga ndarja me Loredanën (24-vjeçe). Dhe duket se “Dhelpër Dinake” është shumë personale, kurse pjesa tjetër e tekstit është një diss. “Më qëndro larg”, këndon Mozzik duke vazhduar. “Nuk ka më debate’‘, shkurhet në artikullin e “20 Minuten”.

Përveç kësaj, është përshkruar edhe vidoeklipi i këngës, si dhe për suksesin që Mozzik arriti me këtë këngë.

Në fund të tekstit, ”20 Minuten” ka shkruar edhe për jetën personale të çfitit, suksese e tyre të përbashkëta si dhe problemin me të cilin është përballaur Loredana në muajin maj, në lidhje me mashtrimin e një çift me disa qindra mijëra franga.

Kujtojmë se, janë bërë disa javë që kur Loredana dhe Mozzik kanë deklaruar se lidhja e tyre ka përfunduar. Por në lidhje me këtë ka dyshime të shumta se ka qenë vetëm krizë momentale në lidhjen e tyre.

Ndryshe, “Dhelpër Dinake” ka arritur të klikohet mbi 3.8 milionë herë për 4 ditë që nga publikimi i videoklipit në kanalin YouTube./21Media