Mozzik paralajmëron projektet e reja

Mozzik paralajmëron projektet e reja

Mozzik është një ndër reperët më aktiv të skenës muzikore dhe shumë i pëlqyer për publikun shqiptar. Para disa dite Mozziku ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë muzikore “Sony ATV”, ndërsa tani po paralajmëron projektet e reja, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka lënë të kuptohet se këngët e tij do të godasin tregun muzikor.

“Lajmëroj hip-hopin që ka me vra n’këtë muaj dhe tjetrin në vazhdim”, ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë që kënga e fundit e artistit është “Para Siempre” në bashkëpunim me Getinjon, e cila deri më tani ka marrë mbi 2 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media