''Të paça gjithmonë....''

”Të paça gjithmonë….”

Reperi i njohur ferizajas, Mozzik rrjetet sociale kohë pas kohe i shfrytëzon edhe për të shprehur dashurinë për personat e zemrës. Kështu ka vepruar edhe me postimin e tij të fundit në Instagram, ku ka publikuar një fotografi me nënën e tij, teksa shkroi fjalët më të bukura për të.

”Kjo jetë na ka sjellë gëzime e lot.. por atë që më së miri mësova e nuk harrova dhe sdo e harroj kurrë, është që ti je kuptimi i jetës sime e komplet jeta ime je ti, ti je suksesi im. Të paça gjithmonë nënë”, ka shkruar ndër tjerash Mozzik .

Mozzik vitin 2020 e nisi mbarë. Ai muajin e kaluarpublikoi këngën “Edhe ti”, në bashkëpunim me rep-artisten Tayna. Projekti i tyre numëron mbi 11 milionë klikime./21Media