Diçka e re së shpejti nga Mozziku

Diçka e re së shpejti nga Mozziku

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik nuk di të ndalet pasi që, ditë më parë publikoi projektin  “Zemër”, kurse, tashmë është duke punuar për tjetër këngë.

Mozzik njoftoi se projekti i tij i ri do jetë në gjuhën gjermane, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur përmes një videos të publikuar në Instagram, ku shihet në një studio muzikore, teksa dëgjohet duke kënduar në gjuhën gjermane.

“A jeni gati” ka shkruar Mozziku poshtë videos së publikuar, ku ka  etiketuar edhe producentin  RZON me të cilin është duke punuar së fundmi.

 Projekti “Zemër” deri tani në YouTube ka mbledhur mbi 5 milionë klikime. /21Media