Mozzik poston foto nga fëmijëria e tij

Mozzik poston foto nga fëmijëria e tij

Reperi i njohur i shqiptar Mozzik po tregohet shumë nostalgjik për fëmijërinë e tij.

Ai në rrjetin social Instagram po vazhdon të postojë foto nga fëmijëria e tij dhe si gjithnjë me babain dhe vëllain përkrah tij.

23 vjeçari jeton larg familjes se tij, si duket kjo është arsyeja pse reperi i njohur po e kujton me nostalgji këtë periudhë të jetës bashkë me më të dashurit e tij.

Ai tani më është baba i një vajze, të cilën së bashku me gruan e tij Loredanën e pagëzuan me emrin Hana.

Projekti i fundit i Mozzikut është “Eiskalt”, që e ka sjellë në bashkëpunim me partneren e tij, Loredanën. Ky projekt deri më tani numëron mbi 11 milionë klikime./21Media