Të enjten diçka e re nga Loredana

Të enjten diçka e re nga Loredana

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi së shpejti do të publikojë projektin e radhës. Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja përmes një postimi në instagram.

Lajmin se Loredana do të sjellë projekt të ri e ka bërë të ditur edhe bashkëshorti i Loredanës, Mozzik. Ai ka shkruar Loredana do të vijë me një hit.

“Me datën 05 Korrik @loredana godet me 1 mega HIT”, ka shkruar Mozzik krahas imazhit të Loredanës.

Ndërsa, Loredana përmes postimit ka njoftuar se projekti i saj do të publikohet të enjten në orën 23:59, shkruan rtv21.tv

“Labyrinth” është projekti i fundit muzikor i Loredanës. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 11 milionë klikime në Youtube./21Media