Mozzik përkrahë Veselin

Mozzik përkrahë Veselin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë.

Në mesin e atyre që Veselit i ofruan mbështejte për këtë ftesë është edhe reperi i njohur Mozzik, i cili përmes një postimi në rrjtet sociale ka uruar që Veseli të kthehet faqebardhë nga Specialja.

Përveç kësaj Mozzik ka publikuar edhe një fotografi të Veselit gjatë kohës kur ishte pjesë e UÇK-së. 

“Shkofsh e u kthefsh faqebardhë ! UÇK shkruhet , Liri lexohet !”, ka shkruar Mozzik në Facebook.

Sot gjatë një konference të mbajtur për media Veseli ka thënë se është krenar që ka qenë pjesë e UÇK-së dhe tha se një gjë të tillë e ka bërë në baza vullnetare. /21Media